Ditari - Parakalim në Prishtinë në mbështetje të ish drejtuesve të UÇK-së

Your browser doesn’t support HTML5

Mijëra qytetarë morën pjesë sot në një parakalim në Prishtinë, në mbështetje të ish drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa neser në Gjykatën e Posaçme të Kosovës me seli në Hagë, fillon procesi gjyqësor ndaj tyre, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Pjesëmarrësit thanë se lufta e UCK-së ishte e drejtë. Në Mal të Zi po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale ku garon presidenti aktual Milo Gjukanoviç dhe kandidati i një partie të posathemeluar, Jakov Milatoviç.