Udhëheqës nga mbarë bota u mblodhën të enjten në Hagë për të diskutuar mbi gjendjen medias në shkallë botërore, përfshirë sfidat që paraqesin dezinformimi, sulmet nga qeveritë autoritare dhe ekonomia.
Në takimin e organizuar nga Holanda folën zyrtarë të ndryshëm, gazetarë dhe drejtues të medias nga mbarë bota, ndërsa u njoftua se Rusia kishte ndaluar një gazetar amerikan të gazetës “Wall Street Journal”.
Mes folësve të enjten ishte edhe zonja Amanda Bennett, drejtuesja e Agjencisë Amerikane për Median Globale, e cila mbikëqyr rrjetet e pavarura informative të financuara nga Kongresi, përfshirë Zërin e Amerikës.
Mënyra më e mirë për të ruajtur shprehjen e lirë dhe luftuar dezinformimin, tha zonja Bennet në fjalën e saj, është përhapja e gazetarisë së mirë të bazuar në burime të sigurta.
Ricardo Gutiérrez, sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, u pajtua se antidota më e mirë ndaj dezinformimit është informacioni cilësor dhe etika gazetareske.
Ky është takimi i dytë “Summit for Democracy”, që fillimisht u drejtua nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2021 në rrugë virtuale për çuar përpara të drejtat në mbarë botën.
Në vitin 2022, liritë globale ranë për të 17-in vit radhazi, sipas një raporti të publikuar në mars nga organizata “Freedom House”.