Bjellorusia: Trysnia perëndimore, shkak që vendi pranoi armët taktike bërthamore ruse 

Russia Belarus Nuclear Weapons Explainer

Autoritet bjelloruse bënë të ditur të martën se trysnia politike dhe ekonomike nga Shtetet e Bashkuara, Britania, NATO dhe Bashkimi Evropian, u bë shkak që ky vend të pranojë vendosjen e armëve bërthamore ruse në territorin e saj.

“Duke pasur parasysh këto rrethana dhe shqetësimet dhe rreziqet legjitime që rrjedhin prej tyre në sferën e sigurisë kombëtare, Bjellorusia është e detyruar të përgjigjet duke forcuar aftësitë e veta të sigurisë dhe mbrojtjes”, shkruhej në një deklaratë të ministrisë së Jashtme të Bjellorusisë.

Në deklaratë thuhej më tej se planet e Rusisë për të vendosur armë bërthamore taktike në këtë vend, nuk do të bien ndesh me marrëveshjet ndërkombëtare, objektivi i të cilave është parandalimi i përhapjes së armëve bërthamore dhe se nuk do të jetë qeveria bjelloruse ajo që do të ketë kontrollin e këtyre armëve.

Presidenti rus Putin njoftoi të shtunën planet për vendosjen e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi. Ai tha se shkak për këtë vendim është bërë mbështetja ushtarake në rritje e Perëndimit për forcat ukrainase, përfshirë vendimin e Britanisë javën e kaluar, për të dërguar mjete të blinduara në Ukrainë, që përmbajnë uranium të varfëruar.