Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vendosi të premten kalimin për gjykim të dosjes së inceneratorit të Fierit. Prokuroria e posaçme ka ngritur akuzë për 21 të pandehur ku ndër emrat kryesorë janë ato të ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish deputetit socialist Alqi Bllako. Që të dy, të përfshirë dhe në rastin e inceneratorit të Elbasanit, ndodhen në arrest. Nën akuzë dhe për dosjen e Elbasanit është dhe Klodian Zoto, aksioneri kryesor i koncensionit të Fierit, ndaj të cilit rëndojnë 6 akuza, si dhe Etleva Kondi, ish drejtoreshë në Ministrinë e Mjedisit, dhe anëtare e Komisionit për dhënien e koncensionit. Të panehurit e tjerë janë ish administratorë të shoqërisë aksionere, ish zyrtarë, apo dhe administratorë e përfaqësuesë shoqërish të ndryshme private.
Sipas Prokurorisë, shkeljet kanë nisur që me procedurat e dhënies së koncensionit dhe me vlerësimin e sipërfaqes ku do të ngrihej impianti, duke vijuar më pas me skema mashtrimi me fatura fiktive për blerje apo punë të pakryera, si dhe me Tatimin mbi vlerën e shtuar, apo dhe akte korrupsioni të zyrtarëve të ndryshëm.
Lexoni edhe këtë Shqipëri, shkon për gjykim rasti i inceneratorit të Fierit; 21 të akuzuarIsh ministri i Mjedisit, Koka, akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”, “Korrupsion” si dhe “Pastrim parashë”. Ai dyshohet të ketë përfituar mbi 1.2 milionë euro në formë rryshfeti, për inceneratorin e Fierit.
Ish deputeti Bllako u akuzua nga Prokuroria për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror”, në dy raste. Në rastin e parë, bëhet fjalë për punësimin fiktiv të babait të tij në impiantin e Tiranës, dhe rasti I dytë lidhet me pagesa udhëtimesh e qëndrimesh në hotele jashtë vendit, të kryeare nga sipërmarrësi Zoto. Megjithatë Gjykata rifomuloi akuzën për korrupsion duke e cilësuar atë, jo si funkionar të lartë shtetëror, por si funksionar publik.
Edhe supërvizorit të punimeve, Arben Dervishaj iu hoq akuza e shpërdorimit të detyrës si dhe u riformulua akuza për korrupsion, nga ajo e funksionarëve publikë, në korrupsion me sektorin privat. Dervishit megjithatë ju shtua një akuzë e re, ajo e “Falsifikimit”, ndonëse avokati i tij këmbënguli se nuk ka asnjë provë për këtë akuzë. Gjykata vendosi gjithashtu të pushojë akuzën për Robert Shabanin, përfaqësues ligjor i disa kompanive private, pasi është dënuar me herët për të njëjtën vepër penale, atë të “krijimit të skemave mashtruese me TVSH-në”.
Lexoni edhe këtë Shqipëri, 11 urdhëra të rinj arresti për inceneratorin e FieritMë herët Gjykata ka kaluar në gjykim rastin e inceneratorit të Elbasanit për të cilin janë 10 të pandehur. Prokuroria e posaçme vijon ndërkohë hetimet për impiantin e trajtimit të mbetjeve në Tiranë, ku inceneratori as ka filluar të ndërtohet.