Debati mbi pjesmarrjen e atletëve rusë në Lojërat Verore të Parisit

Thomas Bach

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka hedhur poshtë sugjerimin se organizata ishte në anën e gabuar të historisë, duke ftuar sportistët nga Rusia dhe Bjellorusia për të marrë pesë në Lojërat Verore të Parisit 2024. Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, tha për shtypin se vendimi kishte synime paqësore.

Your browser doesn’t support HTML5

Debati mbi pjesmarrjen e atletëve rusë në Lojërat Verore të Parisit

“Historia do të tregojë se kush po bën më shumë për paqen. Ata që përpiqen të mbajnë të hapura linjat e komunikimit, apo ata që duan të izolojnë apo përçajnë. Roli ynë është të bashkojmë njerëzit”, tha ai të dielën gjatë kampionatit botërore të skive që po zhvillohet në aplet e Francës.

Në fund të janarit, Ukraina dhe aleatët e saj e kritikuan zotin Bach dhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar se ndihmuan atletët rusë dhe bjellorusë që të kthehen në garat ndërkombëtare, ndërsa këto vende vazhdojnë luftën kundër Ukrainës.

Nuk mund të flitet për neutralitet kur kjo luftë po vazhdon. Ne e dimë se sa shpesh tiranët përpiqen të shfrytëzojnë sportin për interesat e tyre ideologjike. Është e qartë se çdo flamur neutraliteti i aleatëve rusë është i njollosur me gjak. Nuk dua të flas për atë qe motivoi zotin Bach për të nxitur një nismë të tillë. Por ne do të bëjmë gjithçka që bota të mbrojë sportet nga ndikimi politik dhe çdo ndikim tjetër i shtetit terrorist, që është thjeshtë i pashmangshëm nëse atletët rusë marrin pjesë në gara. Dhe akoma më tepër, në Lojërat Olimpike të Parisit”, tha Presidenti Volodymyr Zelenskyy.

Nënkryetari i parë i bashkisë së Parisit, Emmanuel Gregoire, tha javën e kaluar se ai është "i vendosur" që të bllokojë pjesmarrjen e sportistëve rusë në Lojrat Olimpike të vitit që vjen dhe se qyteti do të mbrojë qëndrimin përballë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Presidenti i Komitetit Organizativ Paris 2024, Tony Estanguet, tha se ndërsa komiteti "mbështet Ukrainën në këtë luftë", vendimi i takon Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe ai do ta respektojë atë.