Një javë e vështirë për Shtëpinë e Bardhë pas gjetjes së dokumentave sekrete të mbajtura nga Presidenti

Prezidan Joe Biden rankontre Premye Minis Olande a, Mark Rutte nan Biwo Oval Lamezonblanch la, Madi 17 Janvye 2023.

Presidenti Joe Biden po përballet me një hetim të Departamentit të Drejtësisë pas zbulimit javën e kaluar të dokumenteve të klasifikuara që u gjetën në shtëpinë dhe zyrën e tij. Korrespondentja e Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë, Patsy Widakuswara sjell të rejat e fundit.

Your browser doesn’t support HTML5

Një javë e vështirë për Shtëpinë e Bardhë pas gjetjes së dokumentave sekrete

Ka qenë një periudhë e vështirë për Shtëpinë e Bardhë që kur u publikua lajmi se dokumente me vulën ‘të klasifikuara’, nga periudha e administratës Obama-Biden, u gjetën në zyrën dhe shtëpinë e Presidentit Joe Biden që në 2 nëntor, përpara zgjedhjeve për në Kongres.

“Për këtë çështje ligjore, ju referoj të kontaktoni zyrën e këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë. Nuk do të komentoj më tej”.

Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre premtoi transparencë ndërsa refuzoi të japë hollësi, duke cituar hetimet që po vazhdojnë nga Departamenti i Drejtësisë.

Ekspertët thonë se keqpërdorimi i dokumenteve të klasifikuara është një problem i zakonshëm në një vend ku disa miliona zyrtarë kanë leje sigurie. Shkeljet zakonisht trajtohen në mënyrë administrative.

“Ekspozimi i Presidentit Biden ndaj një përgjegjësie ligjore është i vogël për sa kohë që faktet nuk ndryshojnë. Është mesazhi që është me të vërtetë më i rëndësishmi tani. Pra, fakti që ata e mbajtën të fshehtë gjetjen e dokumentave në rezidencën e presidentit, kur e dinin shumë mirë se kjo kishte ndodhur katër javë apo shumë më herët. Ky ishte një gabim i jashtëzakonshëm”, thotë Mark Ziad, jurist me departamentin e Sigurisë Kombëtare.

Javën e kaluar, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland emëroi Robert Hur-in si prokuror të posaçëm për të drejtuar hetimet për këtë rast. Robert Hur është një prokuror i emëruar në vitin 2017 nga presidenti i atëhershëm Donald Trump, i cili është gjithashtu vetë nën hetime për keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara. FBI-ja gjeti dhjetëra dokumenta të tilla në rezidencën e Trumpit në Mar-a-Lago në gusht, pas një kontrolli në shtëpinë e tij të autorizuar nga gjykata, pasi ish presidenti kishte injoruar për muaj të tërë kërkesat për t'i kthyer dukumentet.

Republikanët akuzojnë Presidentin Biden dhe demokratët për ndjekjen e standardeve të dyfishta.

“Ai kritikoi Presidentin Trump. Ai përdori Departamentin e Drejtësisë për të bastisur rezidencën e Presidentit Trump. Mendoni se ishte e drejtë? Ata e dinin se kjo po i ndodhte Presidentit Biden përpara zgjedhjeve, por e mbajtën të fshehtë nga publiku amerikan”, tha kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy.

Republikanët, të cilët tani kanë një shumicë të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve, kanë premtuar hetimin e tyre, duke përfshirë dëmin e mundshëm që kjo i ka shkaktuar sigurisë kombëtare.

Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë kritikat se vendet aleate janë të shqetësuara se administrata nuk është në gjendje të ruajë sekretet kombëtare.

((John Kirby, National Security Council))

“Aleatët dhe partnerët tanë janë shumë më të shqetësuar për kërcënimet dhe sfidat e përbashkëta me të cilat përballemi në mbarë botën, qoftë nga agresioni rus në Ukrainë e deri tek agresiviteti i Kinës në rajonin e Indo-Paqësorit”, tha John Kirby me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.