Që prej nisjes së sulmit ndaj Ukrainës predhat ruse janë bërë pjesë e përditshmërisë në qytetin e Odesës. Një grupim vendasish, që përfshin nga berberë deri tek punonjës policie, janë te vendosur të luftojnë për mbrojtjen e territorit.
Your browser doesn’t support HTML5
Një video e bërë publike nga zyrtarët ushtarakë ukrainas tregon brigadën 126 për Mbrojtjen e Territorit të Forcave të Armatosura të Ukrainës ndërsa godasin forcat ruse në shtator të vitit të kaluar.
Koloneli në pension, Serhii Petrenko, që ka shërbyer në ushtri për 30 vjet po stërvit burrat dhe gratë e brigadës ukrainase.
“Jam një oficer ushtarak profesionsit dhe kam eksperiencë si inxhinier për funksionimin e armatimeve. Tani kam mundësi që përvojën ta ndaj me shokët e mi”, thotë Serhii Petrenko nga Forca për Mbrojtjen e Territorit .
Kjo skuadër u krijua në mars dhe nisi luftimet në Ukrainën jugore në muajin prill.
“Ndihmuam në çlirimin e territoreve në rajonet e Mikolaivit dhe Khersonit. Veprimet e ushtarëve tanë treguan se i kishim përgatitur mirë ata”, thotë Serhii Petrenko nga Forca për Mbrojtjen e Territorit .
Para luftës, asnjë prej tyre nuk e kishte imagjinuar se do ishte ushtar. Mykyta punonte si berber, Borisi marangoz ndërsa Igori i ishte përkushtuar teknologjisë së informacionit.
“Të vija të luftoja këtu ishte vendimi i duhur, sepse kështu mund të mbroj vendlindjen time”, thotë Boris nga Forca për Mbrojtjen e Territorit.
“Ukraina është shtëpia jonë, rusët erdhën këtu në tokën tonë, por ne nuk do të lagohemi”, thotë Mykyta nga Forca për Mbrojtjen e Territorit
“Në shtëpi kam lënë nënën, motrën, nipin dhe të dashurën time. Nuk dua që armiku të vijë në shtëpi dhe t'i bëjë të dashurit e mi të qajnë dhe të shohin tmerre. Prandaj kam ardhur këtu”, thotë Ihor nga Forca për Mbrojtjen e Territorit
Stërvitjet vazhdojnë. Sot togeri Oleg Doronin, i cili më parë ka punuar si pedagog në Akademinë e Policisë së Odesas po kryen trajnimin për hedhjen e granatave.
“Nuk e kisha menduar se do të mbaja sërish armë në dorë. Por këta të poshtrit rusë, më falni, por nuk kam fjalë tjetër për ta, më detyruan t'u kthehem armëve”, thotë nga Oleg Doronin Forca për Mbrojtjen e Territorit .
Ndërsa vazhdojnë të luftojnë ata ëndërrojnë t’i kthehen sërish jetesës në paqe.
“Ëndërroj që gjithçka të mbarojë, që djemtë të kthehen gjallë në shtëpi. Dua të përqafoj të afërmit e mi, fëmijët e mi…”, thotë ai.
Që nga nisja e luftës më shumë se 60 ushtarë të kësaj brigade kanë marrë medalje për shërbimin e tyre. Megjithatë ata thonë se do dëshironin t’i ktheheshin punëve që kishin. T’i ktheheshin jetës së para luftës.