Një lëvizje në Kishën Katolike nxit pranimin e priftëreshave

  • Carolyn Presutti

Në vitin 2020 filloi një lëvizje e fshehtë katolike për "shugurimin" e shtatë grave në Gjermani nga peshkopë zyrtarë meshkuj. Si pasojë e kësaj lëvizjeje, ky numër është rritur në 250 gra në mbarë botën, pavarësisht rregullave të Kishës Katolike që nuk lejojnë gratë të bëhen priftëresha. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Uashington, Carolyn Presutti ndoqi disa nga meshat e tyre dhe shpjegon se ku qëndron polemika.

Your browser doesn’t support HTML5

Një lëvizje në Kishën Katolike nxit pranimin e priftëreshave

Meshat katolike në mbarë botën ndjekin të njëjtën rutinë. Por në këtë rast ka diçka të pazakontë. Mesha nuk drejtohet nga një At, por nga Kathleen.

"Këta tituj nderi të krijojnë një ndjesi se dikush është më i mirë se dikush tjetër", thotë ajo.

Kathleen Blank Riether thotë se ajo "u shugurua" si priftëreshë katolike dy vjet më parë, një femër që ndalohet në një hierarki fetare mashkullore.

"Çdo grua e shuguruar që njoh, ka përjetuar ndjesinë e një thirrjeje të thellë, dhe se është e destinuar për ta bërë një gjë të tillë. Ky është Shpirti i Shenjtë."

Por sipas së drejtës katolike, Kisha shkishëron gratë që thonë se janë priftëresha.

Rev. Aquinas Guilbeau drejton kishat e Universitetit Katolik në Uashington.

"Ato po ndjekin ritualin sakramentit. Por ky proces i drejtuar prej tyre nuk është vlefshëm", thotë ai.

Katheleen Riether nuk është e vetme. Ka rreth 10 gra të tjera që drejtojnë meshën në zonën e Uashingtonit, në një lëvizje globale që përfshin 250 gra.

Mes vendet me më shumë priftëresha, Gjermania dhe Irlanda kryesojnë, me 15 secila. Vendet të tjera kanë të paktën dy gra secila që veprojnë si priftëresha.

Në Kolumbi, 72-vjeçarja Olga Lucia Alvarez thotë se ajo u thirr për të kremtuar meshën në zona të largëta ku mungojnë priftërinjtë meshkuj.

Në Afrikën e Jugut, Zëri i Amerikës foli me tre gra që kremtojnë meshën në internet dhe personalisht me një shërbesë të bazuar në drejtësinë sociale.

"Ne nuk paguhemi për të qenë priftërinj, çka do të thotë që kemi vende pune të tjera dhe shumë prej nesh punojnë në fushën e aktivizmit social, çështje që kanë të bëjnë me racën, gjininë ose personat me aftësi të kufizuara", thotë Sara Rule.

Gjatë shërbesës fjalët si "Ati" zëvendësohen për të qenë më gjithëpërfshirëse.

"Në emër të të shenjtit, krijuesit, çliruesit dhe frymës së jetës", thotë ajo.

Në Konferencat Katolike ndërkombëtare, tema e priftëreshave femra diskutohet shpesh, por kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, nuk është dakord.

"Kisha është shprehur dhe ka thënë jo. Gjon Pali II e ka thënë këtë me një formulë të caktuar. Kjo derë është e mbyllur", shprehej ai në vitin 2013.

"Kisha, duke shuguruar vetëm burra, ndjek shembullin e vetë Krishtit. Kisha bën vetëm atë që bëri vetë Krishti", thotë Reverend Aquinas Guilbeau.

Çka do të thotë se Kisha ndjek modelin e 12 dishepujve të Jezu Krishtit, priftërinjtë e parë, të cilët ishin të gjithë burra. "Priftëresha nga Johanesburgu, Dianne Willman e quan këtë një "aparteid gjinor".

"Dmth të ndarë dhe mendohet që duhet të jemi të barabartë, por nuk jeni të barabartë. Pra, çfarë është kjo? Pse ekziston një ndarje që çon në pabarazi?", thotë ajo.

"Kisha kishte qëndrim të gabuar mbi skllavërinë, ishte gabim në doktrinën e zbulimit, të cilën e përdori për të justifikuar kolonializmin. Kisha ka gabuar më parë, dhe është e ka gabim tani," thotë besimtarja Maryanne von Essen.

Askush nuk pret që gratë të lejohen zyrtarisht së shpejti të drejtojnë meshën, madje ndoshta asnjëherë. Pas gati dy mijëvjeçarësh katolicizëm, Vatikani i lejoi femrat të shërbenin në altari vetëm në vitin 1994.