Në Shqipëri, prokuroria e Posaçme njoftoi sot se ka dërguar për gjykim çështjen e inceneratorit të Fierit, me 21 të pandehur, ish ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish deputeti socialist Alqi Bllako, të dy të arrestuar. Sipas Prokurorisë, shkeljet kanë nisur që me procedurat e dhënies së koncensionit dhe me vlerësimin e sipërfaqes ku do të ngrihej impianti, duke vijuar më pas me skema mashtrimi me fatura fiktive për blerje apo punë të pakryera, si dhe me Tatimin mbi vlerën e shtuar, apo dhe akte korrupsioni të zyrtarëve të ndryshëm.
Ndaj ish ministrit Koka, Prokuroria ka ngritur tre akuza, nga "Shpërdorimi i detyrës", te "Korrupsioni" apo dhe "Pastrimi i parave". Të njejtat akuza rëndojnë mbi të dhe për rastin e Elbasanit.
Lexoni edhe këtë Shkelje dhe rryshfet për inceneratorin e Elbasanit, arrestohet ish ministri Lefter KokaAi dyshohet të ketë përfituar mbi 1.2 milionë euro në formë rryshfeti, në rastin e inceneratorit të Fierit. “Shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., ka deklaruar në librin e blerjes faturat tatimore të shitjeve nga disa shoqëri të tjera në total, vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 lekë. Gjatë hetimeve ka rezultuar e provuar se kjo shumë që i është faturuar shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier”sh.p.k., dhe që është paguar më pas nga kjo shoqëri, përbëjnë përfitime materiale të parregullta që i janë dhënë të pandehurit Lefter Koka. Në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, ai ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria e koncesionit “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, përfitime të parregullta monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë koncesionare, duke përdorur disa shoqëri të tjera të kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej tij, të kontrolluara prej personave familjarë të tij, si dhe të kontrolluara prej subjekteve tregtare në zotërim të tij”, shpjegon prokuroria.
Lexoni edhe këtë Shqipëri, 14 urdhër arreste për inceneratorët, kërkohet dhe arrestimi i deputetit BllakoIsh deputeti socialist Alqi Bllako akuzohet për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Korrupsion”, në dy raste. Në rastin e parë, bëhet fjalë për punësimin fiktiv të babait të tij në impiantin e Tiranës. “nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se nga ana e të pandehurit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer, në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i AKUM, është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k, kundrejt propozimit dhe marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 lekë. Kjo vlerë përfitimi është siguruar në trajtën e pagës së dhënë babait të tij, Edmond Bllako, duke e paraqitur si i punësuar “Drejtor Kantieri” tek shoqëria koncesionare e ndërtimit të Inceneratorit të Tiranës “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, në pagën mujore 6000 (gjashtë mijë) euro, pagesa të realizuar për periudhën tetor 2018 deri në janar 2020”. Për këtë, dy ish administratorët e impiantit të Tiranës, Giuseppe Ciaffaglione dhe Arjola Kodra, janë vënë nën akuzë dhe janë në kërkim.
Në një rast tjetër, Alqi Bllako, Arben Dervishaj (mbikqyrës i punimeve në inceneratorin e Fierit, i arrestuar) dhe Etleva Kondi (ish drejtoreshë në Ministrinë e Mjedisit, dhe anëtare e Komisionit për dhënien e koncensionit, në arrest shtëpie e nën akuzë dhe për rastin e Elbasanit ndr) “kanë marrë përfitime të parregullta nga i pandehuri Klodian Zoto (aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare), që kanë konsistuar në përfitime të vlerës së udhëtimeve private për jashtë shtetit, biletës së avionit, qëndrimit në hotel, biletë e ndeshjes së futbollit në një stadium në Itali”, shkruhet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.
Ndaj Zotos, rëndojnë 6 akuza, nga korrupsioni, mashtrimi, apo dhe pastrimi i parave. Si Zoto, ashtu dhe ish deputeti Bllako janë nën akuzë dhe për rastin e Elbasanit.
Të akuzuarit e tjerë, janë ish administratorë të shoqërisë aksionere, ish zyrtarë, apo dhe administratorë e përfaqësuesë shoqërishë të ndryshme private.
Lexoni edhe këtë Inceneratorët, për gjykim rasti i Elbasanit, 10 persona në akuzëPak ditë më parë, Prokuroria e Psoaçme dërgoi për gjykim dhe çështjen e impiantit në Elbasan, me 10 të pandehur. Përveç Kokës, Bllakos, Zotos dhe Kondit, në listë janë dhe Stela Gugalla, ortake e vetme dhe administratore e shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k, e cila fitoi koncensionin, si dhe Mirel Mërtiri, i konsideruar nga prokuroria si pronari i vërtetë i shoqërisë“Albtek Energy” sh.p.k..