Vendet e Gjirit të Guinesë luftojnë peshkimin e paligjshëm

Grupet mjedisore thonë se anijet kineze po shkatërrojnë rezervat e peshkut të Afrikës Perëndimore dhe komunitetet e peshkimit në Gjirin e Guinesë. Vendet e Gjirit të Guinesë këtë vit u bashkuan për të luftuar peshkimin e paligjshëm. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Wilkins sjell hollësi nga Grand Popo në shtetin e Beninit.

Your browser doesn’t support HTML5

Vendet e Gjirit të Guinesë luftojnë peshkimin e paligjshëm nga Kina

Komunitetet e peshkimit në Gjirin e Guinesë janë në vështirësi.

Instituti për Studime të Sigurisë në Afrikën e Jugut thotë se këto vende mund të humbasin më shumë se 2 miliardë dollarë çdo vit nga peshkimi i paligjshëm, kryesisht nga anijet kineze.

Peshkatari Geoffroy Gbedevi nga Benini thonë se po bëhet më e vështirë të ushqejë vajzën e tij dhe gruan shtatzënë.

“..Për momentin po vuajmë shumë; numri i peshqve që arrijmë të kapim tani është shumë më i ulët. Asgjë nuk është më siç ishte më parë”, thotë peshkatari.

Yaya Toshu Koma Benoit është një aktivist në Grand Popo, një qytet i vogël peshkimi në Benin pranë kufirit me Togon.

Ai thotë se shtëpitë janë bosh pasi anëtarët e komunitetit janë detyruar të largohen për të gjetur punë diku tjetër.

“Teknikat që përdorin disa njerëz në det të hapur kapin peshq që nuk janë rritur plotësisht. Kjo është arsyeja pse nuk ka më peshq. Do të jetë mirë nëse mund ta ndalojmë këtë praktikë. Ka shumë peshkatarë që përdorin rrjeta më të vogla, kështu që nuk kanë mbetur shumë peshq”.

Fondacioni “Environmental Justice” thotë se anijet e paligjshme të peshkimit në Ganë përdorin flamuj ganez, por 90% e tyre u përkasin pronarëve kinezë.

...si në këtë video që është xhiruar nga viti 2019 deri në 2022.

“Ka një thirrje të zëshme për të vendosur masa që do të sjellin transparencë.

"Makinat kanë targa identifikuese. E thënë shumë thjesht, jepini secilës prej këtyre anijeve atë që ne e quajmë një numër identifikues, për të përjashtuar të gjithë ata njerëz që në shumë raste thjesht po vjedhin peshkun nga disa prej njerëzve më të varfër në planetin tonë" thotë Steven Trent me Fondacionin “Environmental Justice“.

Kina ka mohuar në mënyrë të përsëritur se ka bërë shkelje, me një artikull në gazetën Global Times vitin e kaluar ku hedh poshtë ato që i quajti "thashethemet e medias perëndimore" për peshkimin e paligjshëm të Kinës duke thënë se Pekini ka forcuar mbikëqyrjen e anijeve të peshkimit në det.

Benini, Gana dhe Togo në vitin 2022 ranë dakord për patrullime të përbashkëta dhe shkëmbim informacioni me mbështetjen e Agjencisë Evropiane të Kontrollit të Peshkimit (EFCA) përmes një qendre në Akra.

Por drejtoresha ekzekutive e agjencisë thotë se nevojiten më shumë përpjekje.

“Duhet legjislacioni, operacionet, trajnimi dhe bashkëpunimi. Një nga gjërat kryesore që duhet të arrijmë është të sigurohemi që ka pasoja për njerëzit që bëjnë peshkim të paligjshëm” thotë Susan Steele me Agjencinë Evropiane të Kontrollit të Peshkimit.

Sa për peshkatarin Gbedevit, ai thjesht dëshiron të ushqejë familjen e tij.

"Ne jetojmë me shpresë. Kemi shpresë se do të bëhet më mirë".

Peshkatarë të tjerë me të cilët foli Zëri i Amerikës në Benin thanë se patrullimet e përbashkëta dukej se po ndihmonin ndërsa rezervat e peshkut po tregojnë shenja përmirësimi.