Ditari - Tiranë, takimi i nivelit të lartë BE-Ballkani Perëndimor
Your browser doesn’t support HTML5
Udhëheqësit e Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor u mblodhën në një takim të nivelit të lartë në Tiranë, i pari i këtij formati që mbahet në një vend jo anëtar, si truegus i mbështetjes për integrimin europian të rajonit të Ballkanit.
Palët firmosën një marrëveshje që ul tarifat e shërbimeve telefonike mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Ndërsa zhvillohej takimi, opozita protestoi kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama që sipas saj po e largon Shqipërinë nga vlerat europiane. Gjatë tubimit një person qëlloi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha.
Bashkimi Evropian i ka dorëzuar Kosovës dhe Serbisë versionin e fundit të një plani për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit, të njohur si propozimi franko-gjerman. I dërguari evropian Miroslav Lajçak po synon mbajtjen e një takimi të nivelit të lartë Kosovë-Serbi.