Ditari - Kosovë: Deputetët e rinj të Listës Serbe bëjnë betimin dhe largohen nga salla
Your browser doesn’t support HTML5
Lista Serbe, rikthehet me nëntë deputetë të rinj në Parlamentin e Kosovës, të cilët largohen menjëherë pas betimit. Deputetet thanë se vendimi ishte strategjik "për t'i mbajtur mandatet në duar të sigurta".
Në Tiranë, Kuvendi përfshiu për votim dy raportet e Këshillit të Imunitetit për mbarimin e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka. Në ndryshim nga opozita, shumica propozon që çështja të mos dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
Republikanët fitojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve duke ndryshuar ekujlibrin politik në Washington për dy vitet e ardhshme të administratës Biden.