Zyrtarët amerikanë thonë se Pentagoni do t’i jap Ukrainës një pako të re armësh dhe ndihma të tjera prej 275 milionë dollarësh që synon të forcojë përpjekjet e Ukrainës për të dëbuar forcat ruse nga zonat kyçe në jug ndërsa vendi po i afrohet stinës së dimrit.
Lexoni edhe këtë Rusia paralajmëron se mund të godasë satelitët perëndimorëZyrtarët thanë se ndihma do të njoftohet të premten dhe ajo nuk do të përfshijë shumë lloje të reja armësh krahasuar me pakot e tjera që Shtetet e Bashkuara tashmë i kanë dërguar në Ukrainë.
Lexoni edhe këtë Putin: Rusia nuk do të përdor armët bërthamore në UkrainëNdihma e re amerikane ka për qëllim kryesisht rifurnizimin me municione të sistemeve të armëve që tashmë ndodhen atje, duke përfshirë sistemet raketore HIMARS, të cilat Ukraina i ka përdorur me sukses në kundër ofensivën e saj në zonat e kontrolluara nga forcat ruse. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti sepse nuk mund të disktonin për hollësitë e pakos së re para se ajo të bëhet publike.