Shtetet e Bashkuara ritheksuan pritjet për një marrëveshje lidhur me përdorimin e targave të makinave në veriun e Kosovës të banuar ne shumicë serbe, ndërsa qeveria në Prishtinë tha se me 31 tetor mbyllet afati për zëvendësimin e targave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që palët “mund të zgjidhin çështjen e targave paqësisht përgjatë ditëve në vijim”.
“Ne plotësisht e mbështesim dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Kjo është arsyeja që i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ishte në Prishtinë e Beograd për të mbështetur këtë proces”, tha zoti Price duke theksuar se edhe vet Sekretari i Shtetit, Blinken, është thellësisht i angazhuar në këtë proces.
“Ai ka biseduar me të dy, presidentin serb (Aleksandar) Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më herët gjatë këtij muaji. Ai ka nënvizuar mbështetjen tonë për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa ka bërë thirrje për angazhim përmbajtjesor në garantimin e paqes dhe qëndrueshmërisë në rajon”, tha ai.
Lexoni edhe këtë SHBA thekson rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi, nxit mbështetjen për UkrainënJavën e kaluar i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili vizitoi Prishtinën dhe Beogradin tha se bashku me diplomatët evropianë ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të zgjasin afatin e konvertimit të targave të makinave për dhjetë muaj dhe tashmë janë në pritje të përgjigjes.
Lexoni edhe këtë Escobar pret dialog të përshpejtuar Kosovë - SerbiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se afati për konvertim të targave është shtyrë një herë dhe data e fundit do të jetë 31 tetori, por theksoi se qeveria e tij i trajton seriozisht dhe me kujdes këshillat e partnerëve ndërkombëtarë.
“Përveç se duam të respektohet rendi dhe ligji, gjithashtu jemi të kujdesshëm që të mos rrezikohet paqja edhe siguria. Prandaj edhe kur aleatët, partnerët e miqtë tanë ndërkombëtarë na japin sugjerime, ne ato i marrim shumë seriozisht dhe i analizojmë më kujdes”, tha kryeministri Kurti, ndërsa nënvizoi se është në bashkërendim të vazhdueshëm me KFOR-in dhe Departamentin amerikan të Shtetit.
Ai u bëri thirrje qytetarëve serbë të Kosovës që të konvertojnë targat e makinave të tyre, duke nënvizuar se ky vendim nuk është i drejtuar kundër tyre, përkundrazi synon të krijojë lehtësi financiare për ta.
Kryeministri Kurti tha se fushata për konvertim të targave është po dëmtohet nga një “fushatë negative që e ka burimin në Beograd”....“Por edhe nga aktet kriminale të dhunës ndaj disa prej personave të komunitetit serb të cilët i kanë konvertuar targat në RKS”, tha ai.
Në Beograd ndërkaq presidenti serb tha se “na presin kohë të vështira, do të jemi me serbët në Kosovë, të cilët kanë treguar se nuk duan ta dëgjojnë Kurtin e as të tjerët, por veten dhe ndërgjegjen e tyre”.
Tensionet e verës së këtij viti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rreth përdorimit të dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave nxitën një reagim më të ngjeshur diplomatik për të shmangur përplasjet në një periudhë zhvillimesh të ndjeshme politike në Evropë për shkak të agresionit rus në Ukrainë.
Me 27 gusht Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve, ndërsa më 31 tetor përfundon afati për konvertimin e targave të makinave për qytetarët serbë që përdorin targa të lëshuara nga Serbia. Me vendimin e qeverisë përdoruesit e këtyre targave duhet t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës RKS, por kjo kundërshtohet nga Beogradi.
Lexoni edhe këtë Kosova dhe Serbia fillojnë zbatimin e marrëveshjes për dokumentet e identifikimitKërkesa perëndimore për shtyrjen e afatit ndodhë në një periudhe kur janë shtuar zërat për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë që do të përparonte procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre.