Artani dhe Rrustemi janë dy pjesëtarë të shtëpisë familje “Shpresë”, themeluar disa vite më parë në qytetin e Shkodrës nga humanistja italiane Silvana Vinjari. Për shkak të zhvillimit të vonuar, ata janë braktisur nga prindërit, ashtu si pjesa më e madhe e personave që jetojnë në dy shtëpitë familje “Shpresë”. Drejtuesi i projektit “Shpresë”, Luigj Mila, thotë se personat e strehuar në shtëpitë familje janë nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, me probleme të ndryshme si daun, para e tetra plegjikë, te vonuar nga pikëpamja mendore e, mbi të gjitha, të braktisur.
Your browser doesn’t support HTML5
Projekti “Shpresë” aktualisht trajton një numër prej 62 personash, të cilët vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Pjesa më e madhe e tyre janë të braktisur dhe të dorëzuar nëpër institucione të ndryshme shtetërore dhe, të tjerë, vijnë nga familjet. Kemi një rast që quhet Eni Themeli. Mbiemri i saj lidhet me vendin ku u gjet ajo, pasi u braktis dhe u la në themelet e një ndërtese. Në pamundësi për tu njohur me mbiemrin e prindërve të saj, vendosëm ta quajmë Eni Themeli dhe keshtu quhet edhe sot e kësaj dite”.
Personat e strehuar në dy qendrat “Shpresë” aftësohen për punime të thjeshta si pikturë, pirografi apo qëndisje, punime këto që hera-herës paarqiten edhe në panaire. Megjithë kërkesat ne rritje për t’u pranuar në këto qendra, drejtuesi Mila thotë se mundësitë janë të kufizuara pasi ato financohen vetëm 50 përqind nga qeveria, ndërkohë që vështirësitë ekonomike janë në rritje.
“Qendra ditore e projektit “Shpresa” ka një qëllim në vetvete që është integrimi i tyre nëpërmjet artit, punës dhe, e dyta, është rritja e fondeve. Sepse situata ekonomike e shoqatës nuk është e atillë sa t’i përballojë të gjitha shpenzimet, pasi shteti përballon vetëm 50 përqind të shpenzimeve të projektit”.
Në Shqipëri, nga vit në vit po rritet numri i personave të braktisur nga prindërit për shkak të vështirësive ekonomike dhe pamundësisë për t’i shërbyer dhe trajtuar personat me probleme të zhvillimit të vonë mendor apo fizik. Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, brenda 5 viteve, nga 2017 deri në fund të vitit 2021, në Shqipëri janë shpallur të braktisur me vendim gjykate 126 persona, të gjithë të moshës deri ne 14 vjeç, pjesa më e madhe nga qarqet Tiranë dhe Shkodër. Por, në terren, situata e braktisjes mendohet se është edhe më e madhe.
E punësuar 14 vite më parë në shtëpitë familje “Shpresë”, punonjësja sociale Dake Matija thotë se i është përkushtuar personave të braktisur për shkak të problematikave të tyre të shumta.
“Më ban përshtypje braktisja e këtyre fëmijëve. Në asnjë mënyrë, në asnjë rrethanë prindi nuk duhet t’a braktisë fëmijën. Asht edhe punë e vështirë, por këtë punë, nëse ti e don dhe e ban me dashni, kjo punë asht shumë e bukur, kjo punë përveçse u jep përfituesve, por ti merr edhe shume nga ata”.
Në Shqipëri funksionojnë një numër institucionesh rezidenciale, publike dhe jopublike, të përkujdesjes shoqërore, ku aktualisht trajtohen 523 fëmijë, një pjesë e madhe e të cilëve të braktisur ose të dërguar në këto qendra nga prinderit për shkak të pamundësive ekonomike apo të mungesës së strehimi