Sulmet ajrore ruse mbi objektiva civile në Ukrainë janë vlerësuar krim lufte nga shefi i shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley. Njohësit e zhvillimeve në Ukrainë thonë se sulmet e fundit janë pjesë e një liste të gjatë të krimeve të luftës që Rusia ka kryer në Ukrainë. Materiali në vijim i korrespondentes së Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb sjell gjithashtu detaje të reja nga lista e kërkesave për armatim që Ukraina ka për vendet e NATO-s.
Your browser doesn’t support HTML5
Sulmet ruse me raketa mbi objektiva civile në Ukrainë, sipas shefit të shtatmadhorisë amerikane, janë krime lufte.
“Rusia ka goditur qëllimisht infrastrukturën civile me qëllim të dëmtimit të civilëve. Ata kanë shënjestruar të moshuarit, gratë dhe fëmijët e Ukrainës. Sulmet pa dallim dhe të qëllimshme ndaj objektivave civile janë një krim lufte në rregullat ndërkombëtare të luftës”, vlerësoi Shefi i Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley.
Bashkimi Evropian e akuzoi gjithashtu Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës pasi raketat ruse vranë të paktën 26 njerëz.
Rusia sulmoi me raketa mëngjesin e të hënës, duke goditur infrastrukturën civile si parqe, kryqëzime rrugësh të ngarkuara dhe termocentrale, jo objekte ushtarake.
Është brutale. Është e pamoralshme”
“Është brutale. Është e pamoralshme”, tha presidenti Joe Biden.
“Këto janë krimet e fundit në një listë vërtetë të gjatë të krimeve të luftës që Rusia ka kryer në Ukrainë, duke mos harruar Buçan, periferinë e Kievit, ku pas largimit të rusëve, u gjetën shumë varreza masive në Ukrainën lindore”, thotë Robert Hamilton, kolonel në pension dhe një bashkëpunëtor në Institutin e Kërkimeve të Politikës së Jashtme.
Kërkesat urgjente të Ukrainës për armë dërguar udhëheqësve të NATO-s përfshijnë më shumë artileri të rëndë dhe më shumë armë të mbrojtjes ajrore. Gjermania ka dorëzuar sistemin e saj të parë të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.
Your browser doesn’t support HTML5
Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes i tha Zërit të Amerikës se SHBA do t'i dorëzojë Ukrainës dy Sisteme të Avancuara të Raketave Tokë-Ajër NASAMS, brenda muajit të ardhshëm.
NASAMS është i njëjti sistem që përdoret për të mbrojtur qiejt e kryeqytetit të SHBA-së.
Kërkesë tjetër urgjente e Ukrainës për NATO-n janë edhe sistemet raketore të shumfishta, të afta për të lëshuar 12 raketa njera pas tjetrës, para se të kenë nevojë për t’u rimbushur. Armë të tilla konsiderohen vendimtare në kundërofensivën e Ukrainës.
Ne do të bëjmë gjithçka që ukrainasit të kenë armët e nevojshme"
“Ne do të bëjmë gjithçka që ukrainasit të kenë armët e nevojshme për të qenë të efektshëm. Rezultati i tyre është si në lindje ashtu edhe në jug, ku ukrainasit kanë rimarrë territore nga rusët”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i quajti veprimet e Rusisë në javët e fundit si “përshkallëzimi më serioz i luftës që nga nisja e pushtimit në shkurt”.
Presidenti rus Vladimir Putin thotë se sulmet e fundit raketore të Moskës po bëhen si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj një sulmi me bombë të shtunën, ku u dëmtua ura strategjike që lidh Rusinë kontinentale me Gadishullin e Krimesë. Ushtria ruse e përdorur urën për të furnizuar forcat e saj në jug të Ukrainës.