Raporti: Abuzime sistematike në ligën amerikane të futbollit për femra

NWSL Investigation Soccer

Një hetim i pavarur mbi skandalet që shpërthyen në Ligën Kombëtare të Futbollit për Femra në Shtetet e Bashkuara zbuloi se abuzimi emocional dhe sjelljet e rënda seksuale ishin sistematike në këtë sport, duke ndikuar shumë ekipe, trajnerë dhe lojtarë.

Federata amerikane e Futbollit urdhëroi hetimin e drejtuar nga ish-prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, Sally Yates dhe një firmë ligjore pasi ish-lojtaret e Ligës amerikane të Futbollit për Femra, Sinead Farrelly dhe Mana Shim dolën në publik me akuza për ngacmim seksual ndaj tyre të kryera rreth 10 vjet më parë.

Sally Yates

“Abuzimi është i rrënjosur thellë në kulturën e Ligës Amerikane të Futbollit për Femra, duke filluar nga grupmoshat e reja, që ka normalizuar abuzimin dhe ka mjegulluar kufijtë në marrëdhëniet mes trajnerëve dhe lojtareve”, tha zonja Yates.

Cindy Parlow Cone, preisdente e organizatës “US Soccer”, e cila i mbikqyr ligat amerikane të futbollit, i quajti “të rënda dhe thellësisht shqetësuese”, gjetjet e publikuara në raport. Ajo tha se drejtorët dhe udhëheqësit e ekipeve të futbollit do të fillojnë menjëherë të zbatojnë rekomandimet e raportit.

NWSL Investigation Soccer

Gjatë hetimit u bë e qartë se problemet me ngacmimet seksuale ishin të përhapura. Pesë nga 10 trajnerët kryesorë në ligë sezonin e kaluar u shkarkuan ose dhanë dorëheqje për shkak të akuzave për sjellje të pajishme.