Ditari - Rreziqet kibernetike në Ballkanin Perëndimor
Your browser doesn’t support HTML5
Në Shqipëri Dhoma Amerikane e Tregtisë organizon për herë të parë konferencën rajonale “Qytetet Inteligjente”, si një nxitje për investime në teknologjitë e sigurta inteligjente. Konferenca mbahet ndërsa Shqipëria u përball me disa sulme kibernetike, që nxorrën në pah nevojën për të rritur shkallën e sigurisë në këtë fushë.
Autoritetet në Kharkiv të Ukrainës thonë se kanë prova për mbi 30 mijë krime lufte.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dënon sulmet e Azerbajxhanit ndaj Armenisë, gjatë një vizite në kryeqytetin armen.