Rritje e numrit të emigrantëve shqiptarë që kalojnë La Manshin për të hyrë në Britani  

Në Shqipëri, Policia Kufitare thotë se po punon për në ndaluar kontrabandistët që dërgojnë të rinjtë drejt Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa autoritetet në këtë vend thonë se shifrat e emigrantëve që kalojnë ngushticën e La Manshit me varka të vogla është rritur ndjeshëm. Për shumë të rinj në Shqipëri, Britania e Madhe është një vend që iu jep mundësi për një jetë më të mirë.

Your browser doesn’t support HTML5

Rritje e numrit të emigrantëve shqiptarë që kalojnë La Manshin për të hyrë në Britani

Në Shqipëri policia kufitare ka rritur kontrollet për të parandaluar të rinjtë që largohen drejt Greqisë e më pas drejt Francës, me synimin përfundimtar të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Autoritetet britanike thonë se numri i emigrantëve shqiptarë që futen në vend me varka të vogëla është rritur. Ndërkohë policia shqiptare thotë se po punon që të ndalojë këtë fenomen.

Drejtori i Policisë Kufitare thotë se kontrabandistët përdorin çdo mundësi për të fituar sa më shumë, ndërsa komenton edhe një video të postuar në rrjetin social “Tik Tok”, ku duket një grup të rinjsh nga Shqipëria që kalojnë me gomone nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar.

“Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet më tërheqëse dhe ka shumë arsye pse është tërheqëse për momentin. Shumica e kontrabandistëve po përpiqen të gjejnë pikën më të dobët të sistemit”, thotë zoti Saimir Boshnjaku, Drejtor i Policisë Kufitare.

Për njerëzit në Shqipëri, Britania e Madhe është një perspektivë tërheqëse.

“Unë mendoj se ka mundësi më të mira atje sepse ne jemi një vend më i vogël. Është më mirë të shkosh atje dhe të jetosh”, thotë një i ri në Tiranë.

Britania e Madhe ka njoftuar plane për të përshpejtuar deportimin e azilkërkuesve shqiptarë, ndërsa autoritetet luftojnë rritjen e numrit të emigrantëve që kalojnë ngushticën e La Manshit me varka të vogla.

Numri i shqiptarëve që kalojnë La Manshin me varka të vogla është rritur në muajt e fundit, edhe pse Britania e konsideron Shqipërinë një “vend të sigurt dhe me mirëqenie”.

Rreth 2,165 shqiptarë mbërritën në Britani nëpërmjet kësaj rruge në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, krahasuar me vetëm 23 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në përgjithësi, 12,747 njerëz hynë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla gjatë gjysmës së parë të vitit, më shumë se dyfishi i shifrës së një viti më parë.