Ditari - Kosovë, debati mbi mbulesat fetare në shkolla. Flasin ekspertët

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë është rihapur debati mbi përdorimin ose jo të mbulesës fetare në shkolla për vajzat nën moshën 18 vjeç. Ekspertët thonë se çështja është shumë e ndërlikuar dhe se për të ka nevojë të hapet një debat i gjerë publik. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot është i gatshëm të pranojë dokumentet e identifikimit të qytetarëve të Kosovës që udhëtojnë nëpër Serbi, por me kusht. Ai e cilësoi të ndërlikuar çështjen e targave të makinave, çka çoi në tensione ndërmjet të dyja palëve. Në Ukrainë, janë rritur shqetësimet lidhur me sigurinë në centralit bërthamor të Zaporizhias. Moska dhe Kievi shkëmbyen sërish akuza për bombardime rreth impiantit, duke rritur frikën se luftimet mund të shkaktojnë një katastrofë