Ditari - Ish-gjykatësi amerikan i EULEX-it mbi rolin e Gjykatës Speciale të Kosovës

Your browser doesn’t support HTML5

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-gjykatësi amerikan i EULEX-it tha se nëse vendimet e Gjykatës Speciale nuk besohen nga njerëzit në Kosovë, atëherë gjykata nuk do të arrinte njërin nga synimet kyçe, atë të ripajtimit. Në Shqipëri, autoritet deklaruan sot se një hetim i plotë do të japë përgjigje të saktë mbi ngjarjen e dy ditëve më parë në ish Uzinën e armëve në Gramsh, ku u arrestuan dy shtetasë rusë dhe një ukrainas. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi për sulme të reja ruse ndërsa Ukraina përgatitet të shënojë të mërkurën 31 vjetorin e pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik.