Autoritetet turke po hetojnë dy përplasje automjetesh që shkaktuan vdekjen e të paktën 35 vetëve në dy zona të ndryshme, duke vrarë dhe plagosur persona të ekipeve të ndërhyrjes së shpejtë, gazetarë dhe të lënduar që ndodheshin atje si pasojë e aksidenteve të mëparshme, thanë zyrtarët e vendit.
15 persona, përfshirë punonjës të urgjencës dhe gazetarë, humbën jetën kur një autobus u përplas në një vend ku kishte ndodhur më parë një aksident, tha guvernatori i provincës juglindore të Gaziantep, Davut Gul .
Dhjetra të tjerë u plagosën dhe morën trajtim. Ndërkohë, një kamion u përplas në një zonë rreth 250 km në lindje, në qarkun Derik të Mardinit, ku ekipet e ndërhyrjes së shpejtë po përgjigjeshin ndaj një aksidenti tjetër.
20 persona vdiqën dhe 29 të tjerë u plagosën si pasojë e incidentit në Mardin, tha ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca, duke shtuar se tetë nga të plagosurit ishin në gjendje kritike.