Vala e të nxehtit ka krijuar kushte të vështira për shumë njerëz në mbarë Shtetet e Bashkuara. Temperaturat më të larta përfshinë pjesën verilindore të Amerikës, ndërsa në bregun perëndimor vështirësuan punën e ekipeve për fikjen e zjarreve. Po kështu edhe Evropa vazhdon të përballet me temperatura të larta dhe zjarre në mbarë kontinentin.
Your browser doesn’t support HTML5
Guvernatori i Kalifornisë deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme në qarkun Marposa, ndërsa një zjarr i rënë në pyjet me lisa vazhdon të zgjerohet.
Situata paraqitet tejet e rrezikshme në Parkut Kombëtar Yosemite, ku përhapja me shpejtësi e flakëve rrezikon ta shndërrojë atë në një nga vatrat më të mëdha të zjarrit të shënuara këtë viti. Qielli mbi park kishte i marrë i gjithi një ngjyrë të thellë, portokalli.
Zjarret kanë djegur shtëpi e makina. Mbi gjashtë mijë persona janë detyruar të largohen ndërsa zjarrfikësit luftojnë flakët nga toka dhe ajri.
“Po luftojmë me zjarrin në një terren të vështirë. Është betejë e fortë”, thotë Natash Fouts, nga Departamenti i Zjarrfikësve në Kaliforni.
Tymi mund të shquhet prej Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar.
Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara po përballet me një valë të nxehti. Zyrtarët në South Dakota thanë se një alpinist 22 vjeçar vdiq në Parkun Kombëtar Badlands, pasi i kishin mbaruar rezervat e ujit.
Temperatura pritej të arrinte mbi 38 gradë celcius në disa qytete. Qyteti i Nju Jorkut çeli qendra të posaçme freskimi për të ndihmuar njerëzit që nuk kanë qasje në kondicioner.
“Është tepër vapë”, thotë Kay Touray, banore e Nju Jorkut.
Për shkak të të nxehtit, organizatorët shkurtuan maratonën që po zhvillohej gjatë fundjavës në Nju Jork. Ndërsa në Boston një aktivitet i planifikuar sportiv u shty për një tjetër datë.
Në Evropë, vala e të nxehtit ka shkaktuar viktima të shumta në Spanjë dhe Portugali dhe vazhdon të ushqejë zjarret në mbarë kontinentin.
Qeveria italiane paralajmëroi për temperatura të larta në 16 qytete, ndërkohë që zjarrfikësit përballen me gati 33 mijë vatra zjarri. Deri më tani, Italia ka raportuar 27 mijë hektarë të djegur, Franca 44 mijë dhe Spanja 19 mijë.
Zjarret në ishullin grek Lesbos dogjën shtëpi dhe detyruan banorë e turistë të evakuohen. Urdhri për evakuim u shpërnda me mesazh në telefonat celularë. Policia vendore tha se kishte evakuuar rreth 450 persona nga hotelet dhe shtëpitë, ndërsa oficerët vazhdonin të kërkonin për të tjerë që mund të kenë refuzuar të largohen. Operacioni i zjarrfikësve mbështetet nga ajri me nëntë avionë të posaçëm dhe një helikopter për fikjen e zjarreve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka dërguar udhëzime autoriteteve qendrore dhe lokale për t’u përqendruar tek shpëtimi i jetëve dhe për të ndihmuar komunitetet dhe banorët ndërsa përballen me të nxehtin ekstrem”.