Ditari - Presidenti Biden infektohet me COVID-19
Your browser doesn’t support HTML5
Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se Presidenti Biden po përjeton simptoma shumë të lehta pas infektimit me koronavirus.
Komisioni i 6 janarit përmbyll sot në mbrëmje raundin e parë të dëgjesave publike. Ligjvënësit pritet të analizojnë minutë pas minute veprimet e ish-Presidentit Donald Trump gjatë kohës që po sulmohej Kapitoli.
Në Shqipëri parlamenti diskutoi sot për miratimin e një rezolute e cila i konsideron të pabaza pretendimet e ngritura në vitin 2011 nga një raport i miratuar nga asambleja e Këshillit të Europës sipas të cilit gjatë luftës në Kosovë është kryer trafik organesh njerëzore nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.