Policia: Personi i armatosur qëlloi më shumë se 70 plumba në paradën e 4 korrikut

Shooting July Fourth Parade

Personi i armatosur që vuri në shënjestër pjesëmarrësit në një paradë të Ditës së Pavarësisë në periferi të Çikagos qëlloi më shumë se 70 fishekë dhe iu shmang kapjes fillestare duke u përzier me turmën që po largohej, tha policia të martën.

Hollësitë dolën të martën ndërsa agjentët e FBI-së po kërkonin në kosha plehrash dhe nën batanijet e piknikut gjatë kontrollit për më shumë prova në Highland Park, një komunitet i pasur dhe i lidhur ngushtë në brigjet e liqenit Miçigan.

Your browser doesn’t support HTML5

Arrestohet personi i dyshuar për vrasjet gjatë paradës së 4 korrikut pranë Çikagos

Personi i armatosur hapi zjarr nga çatia e një ndërtese ndaj familjeve me fëmijë që valvisnin flamuj dhe ecnin me biçikleta në paradë, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur më shumë se 36 të tjerë në Highland Park të Çikagos. Të shtënat fillimisht u ngatërruan me fishekzjarret përpara se qindra njerëz të pushtuar nga paniku u larguan të tmerruar.

This undated handout photo provided by the City of Highland Park Police Department shows Robert (Bobby) E. Crimo III. Highland Park Police Chief Lou Jogmen said July 4, 2022, that police have identified 22-year-old Crimo as a person of interest in an Inde

Pas një kërkimi që zgjati disa orë, policia tha se kishte në paraburgim një të dyshuar pasi 22-vjeçari Robert E. Crimo III u dorëzua tek autoritetet.

Motivi i sulmit nuk është ende i qartë.

Të paktën gjashtë persona u qëlluan për vdekje dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, duke përfshirë fëmijë.

Një prind tha se duhej të merrte masa drastike për të mbrojtur djalin e tij.

"E futa djalin në një kazan plehrash dhe ai qëndroi aty me qenin e tij ndërsa unë u ktheva për të kërkuar pjesën tjetër të familjes. I lashë me dikë atje dhe u ktheva për të marrë telefonin dhe për të gjetur pjesën tjetër të familjes sepse edhe ata u larguan. Ishte e tmerrshme", thotë Aleksandri.

Dëshmitarja Amarani Garcia, ishte në paradë me vajzën e saj të vogël.

“Gjithçka mendova ishte vetëm të mbroja vajzën time dhe vrapova me të. Shkuam në McDonalds-in më të afërt dhe gjatë rrugës ajo humbi këpucën. Vajza ishte e frikësuar. Doja vetëm që ajo të ndihej e sigurt”.

Guvernatori i Illinois J.B. Pritzker e dënoi tragjedinë.

"Jam i zemëruar sepse nuk duhet të ndodh kështu dhe megjithatë ne si komb vazhdojmë ta lejojmë këtë. Ndërsa ne festojmë katër korrikun vetëm një herë në vit, vrasjet masive janë bërë gati të përjavshme”.

Në Uashington, Presidenti Joe Biden mbajti një moment heshtje për viktimat.

"Çdo ditë na bëhet e qartë se nuk ka asgjë të garantuar për demokracinë tonë. Asgjë të garantuar për mënyrën tonë të jetesës. Ne duhet të luftojmë për të, ta mbrojmë atë dhe ta fitojmë duke votuar", tha presidenti.

Vetëm disa orë pas të shtënave në Highland Park, zyrtarët thanë se dy oficerë të policisë së Filadelfias,u qëlluan ndërsa mijëra njerëz festonin katër korrikun me një shfaqje fishekzjarresh.

Incidentet vijnë ndërsa dhuna me armë është e freskët në mendjet e shumë amerikanëve.

Në maj, rreth 20 nxënës u vranë në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit, pak më shumë se një javë pasi dhjetë persona u qëlluan për vdekje në një dyqan ushqimor në Buffalo, Nju Jork.

Presidenti Biden nënshkroi ligjin që vendos disa kufizime për blerhjen e armëve muajin e kaluar, por tha të hënën, se duhet bërë ende shumë më tepër.