Ditari - Intensifikohen luftimet në Ukrainën lindore
Your browser doesn’t support HTML5
Forcat ruse po “përqendrojnë përpjekjet e tyre kryesore” në qytetet e Lisiçanskut dhe Verkhnokamjankës, në rajonin e Donetskut, tha të dielën zëdhënësi i ushtrisë ukrainase.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar mbi atë që njihet si ‘propozimi francez’ për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë që do t’i hapte rrugë integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Në Shqipëri, rritja e ndjeshme e çmimeve të ushqimeve e ka përkeqësuar situatën për mijëra familje me të ardhura të pakta. Qarku i Gjirokastrës është nga më të prekurit.