R. Kelly dënohet me 30 vjet burg

In this courtroom sketch, R. Kelly and his attorney Jennifer Bonjean appear during his sentencing hearing in federal court, June 29, 2022, in New York. The former R&B superstar, convicted of racketeering and other crimes, was given a 30-year sentence.

R. Kelly u dënua me 30 vjet burg për përdorimin e famës së tij si yll i muzikës “R&B” për abuzime seksuale sistematike të vajzave që ishin adhuruese të këngëve të tij.

Këngëtari dhe kantautori u dënua për shantazh dhe trafik seksual vitin e kaluar në një gjyq që inkurajoi akuzueset e tij që më pare mendonin se historitë e tyre u injoruan për shkak të origjinës së tyre afrikano-amerikane.

Gjykatësja Ann Donnelly njoftoi dënimin në një gjykatë në Brooklyn të Nju Jorkut. 55 vjeçari R. Kelly vazhdoi të ishte një këngëtar i pëlqyer nga adhuruesit e tij të shumtë, madje edhe pas publikimit të akuzave për abuzim me vajza të reja në vitet 1990.

Kelly ka qënë në paraburgim, pa të drejtë lirimi me kusht, që nga viti 2019. Ai përballet me akuza për pornografi me të mitur dhe pengim të drejtësisë në Çikago, ku gjyqi për këto akuza është caktuar të fillojë më 15 gusht.