Bitcoin humb 70% të vlerës në treg

LONDËR - Çmimi i Bitcoin-it ra nën vlerën 20 mijë dollarë të shtunën, për herë të parë që nga viti 2020. Ky është treguesi më i fundit se shitja masive e kriptomonedhave po zgjerohet.

Bitcoin, kriptomonedha më popullore, ra nën nivelin e 19 mijë dollarë dhe duke vazhduar luhatjen në këtë nivel, sipas faqes së lajmeve për kriptomonedhat CoinDesk.

Hera e fundit që Bitcoin ishte në këtë nivel ishte në nëntor 2020, ndërsa kishte arritur pikun e vlerës në gati 69 mijë dollarë, sipas të dhënave të CoinDesk. Shumë nga ekspertët e kësaj industrie besonin se vlera e monedhës nuk do të binte nën 20 mijë dollarë.

Bitcoin ka humbur tashmë mbi 70% të vlerës së tij që kur arriti kulmin.

Ethereum, një tjetër kriptomonedhë popullore, ka pësuar një rënie të ngjashme gjatë javëve të fundit, dhe pësoi një humbje të ngjashme të shtunën.

kriptomonedha Ethereum

Kjo është shenja më e fundit e paqëndrueshmërisë në industrinë e kriptomonedhave, ndërkohë që paqartësia ka përfshirë tregjet financiare. Investitorët po shesin pasuritë që paraqesin rrezik më të madh, pasi bankat qendrore vendosi të rrisë normën e interesit si pjesë e masave për të luftuar inflacionin në rritje.

Vlera e përgjithshme në treg e pasurisë në kriptomonedha ka rënë nga 3 trilionë dollarë, në më pak se 1 trilion dollarë, sipas të dhënave të coinmarketcap.com, një kompani që ndjek çmimet e kriptomonedhave.