Ditari - Takimi i lartë mbi sigurinë, SHBA e aleatët mosmarrëveshje me Kinën
Your browser doesn’t support HTML5
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se Uashingtoni do të bëjë atë që i takon për të menaxhuar tensionet me Kinën dhe për të parandaluar konfliktin edhe pse sipas tij Pekini po bëhej gjithnjë e më agresiv në rajon.
Kancelari gjerman Olaf Sholz tha sot në Shkup se Ballkani Perëndimor paraqet një çështje strategjike për vendin e tij dhe se Gjermania do të angazhohet për integrimin e tij në Bashkimin Evropian.
Sanksionet kundër Rusisë dhe lufta në Ukrainë po rrisin çmimet globale të drithërave dhe kjo po ndikon edhe në Shqipëri.