Qetësia e brishtë në Kiev 

APTOPIX Russia Ukraine War Kyiv's Sad Summer

Në kryeqytetin e Ukrainës jeta duket sikur po i rikthehet normalitetit. Edhe pse banorët e Kievit tani janë mësuar me rrezikun ata vazhdojnë të jenë vigjilentë, ndërsa sirenat për sulme ajrore nuk kanë të ndalur. Ata banorë, që fillimisht u larguan nga shtëpitë e tyre, tashmë janë kthyer. Të tjerë përgatitet për të shkuar në zonat ku ka luftime.

Your browser doesn’t support HTML5

Qetësia e brishtë në Kiev

Dielli shkëlqen në Kiev, por trishtimi dhe zymtësia mbizotërojnë. Me luftën që vijon në lindje dhe në jug, vera e këtij viti do të jetë ndryshe.

Kafenetë dhe restorantet janë hapur përsëri dhe të duket sikur gjithçka i është kthyer normalitetit, deri në momentet që dëgjohen sirenat të cilat njoftojnë për sulme ajrore.

19-vjeçarja Valeria, studente për sigurinë kibernetike, thotë se ajo i druhet një sulmi ajror kur del me miqtë e saj.

“Kur luajmë volejboll dhe dëgjojmë sirenat, kjo më frikëson. Mendoj se mund të na hedhin bomba nga qielli”, thotë ajo.

Sulmet më të fundit me raketa në Kiev ishin ato të datës 5 qershor, pas disa javësh qetësie. Qytete të tjera vazhdojnë të jenë në vijën e parë të frontit të luftës.

Violinisti Markiian Lukyniuk, i cili argëton kalimtarët me muzikë në një shesh të Kievit, thotë se njerëzit janë mësuar me rrezikun.

“Njerëzit i shpërfillin sirenat sepse ata janë mësuar me rrezikun”, thotë ai.

Në kushtet e një paqeje tejet të brishtë shumë prej të rinjve në Kiev po shpenzojnë energji, kohë, para e fuqitë e tyre për të mbështetur ata që luftojnë në vijën e frontit.

Andrii Bashtovyi, kryeredaktor i revistës në internet “The Village” me qendër në Kiev, pritet të niset së shpejti në zonat ku ka luftë.

Ai thotë se për momentin të paktën kryeqyteti ndihet i sigurt dhe njerëzit u janë kthyer aktiviteve të përditshme.

Shumë prej banorëve të Kievit që ishin larguar pas nisjes së luftës, tashmë janë kthyer. Por autoritetet vazhdojnë të jenë të kujdesshëm ndërsa në kryeqytet vijon ende të ketë orë të ndalim-qarkullimit, nga frika e sulmeve të mundshme.