SHBA, Koreja e Jugut stërvitje e përbashkët ushtarake

Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara zhvilluan një stërvitje të përbashkët ushtarake në ujërat ndërkombëtare në juglindje të Okinavës, në Japoni, njoftoi sot ushtria e Koresë së Jugut.

Stërvitja u zhvillua më 2 deri 4 qershor me synimin për të forcuar gatishmërinë ushtarake të aleancës përballë provokimeve të Koresë së Veriut, sipas Shefave të Shtabit të Koresë së Jugut.

Flota është nisur për në Havai për t'u bashkuar stërvitjeve detare shumëkombëshe të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Anijet luftarake të Marinës së SHBA përfshinin aeroplanmbajtësen me energji bërthamore USS Ronald Reagan dhe flotën e saj goditëse, përfshirë avionë luftarakë dhe helikopterë.