Ditari - BE, kompromis për embargon e naftës ruse, pas kundërshtimit të Hungarisë
Your browser doesn’t support HTML5
Bashkimi Evropian bie dakord të ndalojë dy të tretat e importeve të naftës ruse, në një lëvizje kompromisi pas kundërshtimit të Hungarisë.
Barometri social - politik i Shqipërisë bazuar në sondazhet e pesë viteve të fundit, nxjerr në pah pritshmërinë e lartë të qytetarëve për punësim, ndëshkim të korrupsionit dhe fuqizim të institucioneve demokratike.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bën betimin për mandatin e ri, duke u zotuar se do ta mbajë vendin ballkanik në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe njëkohësisht të ruajë neutralitetin ushtarak.