Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe i vetë-shpallur si mbështetës absolut i fjalës së lirë, ka thënë se dëshironte të blinte dhe ta kthente nga një firmë publike, në private rrjetin Twitter, sepse besonte se nuk po e përmbushte potencialin si një platformë e fjalës së lirë.
Your browser doesn’t support HTML5
“Në fakt, ai u mbylli gojën disa kritikëve të tij, kur bëhej fjalë për ata që flisnin keq për Teslën. Ai nuk i duronte dot ata që sulmonin një produkt. Pra, do të jetë e vështirë për të, që të flasë për lirinë e fjalës. Fjala e lirë për dikë, mund të jetë gjuhë urretje për dikë tjetër. Fjala e lirë për dikë, mund të jetë shkelje ligji dhe e politikave të këtij vendi”, thotë Ahmed Banafa, profesor i inxhinierisë teknologjike në Universitetin Shtetëror San Jose të Kalifornisë.
“Kam një shqetësim të bazuar tek sjellja e tij në të kaluarën. Nuk e njoh këtë njeri personalisht. Bazuar në sjelljen e tij publike në të kaluarën, duket se koncepti i tij për lirinë e shprehjes, është një koncept shumë i kufizuar për lirinë e fjalës, për njerëzit që kanë pushtet dhe nuk shqetësohen shumë, apo nuk u intereson liria e fjalës për njerëzit të cilëve u mohohet në mënyrë të vazhdueshme kjo liri”, thotë David Greene, Drejtor i Lirive Civile në Fondacionin Electronik Frontier.
Elon Musk dejton po ashtu kompaninë hapësinore SpaceX dhe është mjaft aktiv në rrjetin Twitter, me mbi 84 milionë ndjekës. Të hënën ai shkroi në Twitter, “Shpresoj që edhe kritikët e mi më të ashpër të mbeten në Twitter, sepse ky është nënkuptimi i lirisë së fjalës”.
Zoti Musk ka propozuar lehtësimin e kufizimeve të përmbajtjes së postimeve në Twitter, të cilat mund të përfshijnë rregulla që pezulluan llogarinë e ish-Presidentit Donald Trump.
Twitteri bllokoi llogarinë e zotit Trump pas sulmit ndaj Kongresit amerikan me 6 janar 2021, duke përmendur rrezikun për më shumë dhunë.
Zoti Trump tha të hënën për rrjetin televiziv FoxNews se nuk do të kthehej në Twitter edhe nëse llogaria e tij aktivizohej, duke thënë se ai po vazhdon planin për median e tij sociale Truth Social gjatë ditëve në vijim.