Papa Françesku hapi Javën e Shenjtë të dielën me një thirrje për një armëpushim për Pashkë në Ukrainë për të krijuar një hapësirë për negociata për paqe, duke theksuar nevojën që udhëheqësit "të bëjnë sakrifica për të mirën e njerëzve."
Duke drejtuar meshën e së dielës para Pashkës në Sheshin e Shën Pjetrit për herë të parë që nga pandemia, Papa Françesku bëri thirrje që "të ulen armët për një armëpushim për Pashkët”, për të arritur paqen përmes negociatave reale.
Ati i Shenjtë nuk e përmendi drejtpërdrejt agresionin rus të Ukrainës, por referenca ishte e qartë dhe ai ka denoncuar vazhdimisht luftën dhe vuajtjet ndaj civilëve të pafajshëm.
Papa tha se udhëheqësit duhet të jenë "të gatshëm të bëjnë disa sakrifica për të mirën e njerëzve".
Gjatë predikimit të tij, Papa denoncoi "marrëzinë e luftës" që i shtyn njerëzit të kryejnë "akte të pakuptimta mizorie".
Pas dy vitesh kremtimi të Meshës së të Dielës para Pashkëve brenda Bazilikës së Shën Pjetrit pa praninë e besimtarëve për shkak të masave për frenimin e pandemisë, cereminia e sotme u rikthye në shesh me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra pelegrinëve dhe turistëve.