BE propozon ndalimin e importeve të qymyrit rus

Komisioni Europian propozoi një ndalim të importeve të qymyrit nga Rusia. Këto janë sanksionet e para të bllokut që synojnë industrinë fitimprurëse të energjisë së këtij vendi, e që nxiten për shkak të luftës në Ukrainë.

Deri më tani, Evropa nuk ka qenë e gatshme të vendosë nën shënjestër karburantet ruse për shkak të frikës se një gjë e tillë do ta zhyste ekonominë evropiane në recesion.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha sot se BE-ja duhet të rrisë trysninë ndaj Presidentit rus Vladimir Putin pas atyre që ajo i tha se ishin krime të tmerrshme" të kryera në zonat rreth Kievit.

Zonja Von der Leyen tha se ndalimi i importeve të qymyrit kap vlerën e 4 miliardë eurove në vit. Ajo shtoi se BE-ja tashmë ka filluar të punojë për sanksione shtesë, përfshirë importin e naftës.