Rusia shkatërron laboratorin e monitorimit të mbetjeve radioaktive në Çernobil

FILE PHOTO: A general view shows the New Safe Confinement structure over the old sarcophagus covering the damaged fourth reactor at the Chernobyl Nuclear Power Plant, in Chernobyl

Forcat ruse në Ukrainë kanë shkatërruar një laborator në centralin bërthamor të Çernobilit që punonte për të përmirësuar trajtimin e mbetjeve radioaktive.

Forcat ruse e morrën nën kontroll Çernobilin në fillim të sulmit ndaj Ukrainës muajin e kaluar. Agjencia shtetërore ukrainase, që menaxhonte Çernobilin, zona e aksidentit më të rëndë bërthamor në Evropë në vitin 1986, thotë se laboratori prej 6 milionë dollarësh, ishte ndërtuar me investimet e Bashkimit Evropian në vitin 2015.

“Laboratori përmbante mostra me radioaktivitet të lartë, që tani janë në duart e armikut”, thotë agjencia shtetërore ukrainase, duke shtuar se sistemi monitorues për nivelin e radioaktivitet përreth Çernobilit nuk po funksionon.