Lufta në Ukrainë, përmes fotografive

Zjarrfikësit luftojnë me zjarrin në një ndërtesë banimi të dëmtuar nga bombardimet ruse, në Kiev të Ukrainës, më 15 mars 2022. Ofensiva ruse në Ukrainë është afruar më pranë qendrës së Kievit, pas një serie sulmesh në lagje banimi, ndërsa udhëheqësit e tri vendeve anëtare të NATO-s planifikojnë një vizitë në kryeqytetin ukrainas. 

Një banore shikon ekipet urgjente jashtë apartamentit të saj, të goditur nga një bombë ruse në Kiev, më 15 mars 2022. 

Një zjarrfikës lufton me zjarrin në një ndërtesë banimi të shkatërruar nga bombardimet ruse, në Kiev më 15 mars 2022. 

Policia ndihmon një grua të moshuar, pasi u shpëtua nga zjarrin që shpërtheu në apartamentin e saj pas bombardimeve në Kiev, më 15 mars 2022. 

Një zjarrfikës pak çaste pasi largohet nga ndërtesa e shkatërruar pas bombardimeve në një lagje banimi në Kiev, më 15 mars 2022. 

Ushtarët ukrainas inspektojnë dëmet në një ndërtesë banimi pas bombardimeve ruse në Kiev, më 15 mars 2022. 

Zjarrfikësit largojnë trupin e një gruaje që vdiq në apartmentin e saj të shkatërruar pas bombardimeve në Kiev, më 15 mars 2022, në sulmet që shkaktuan vdekjen e të paktën dy personave, njoftojnë shërbimet urgjente ukrainase. Një seri shpërthimesh të fuqishme goditën zonat e banimit në Kiev, pak orë para vazhdimit të bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë. 

Një zjarrfikëse qetëson një grua jashtë një ndërtese të shkatëruar të banimit në Kiev, më 15 mars 2022. 

Pjesëtarë të armatosur të policisë ukrainase patrullojnë pranë fabrikës Artem në Kiev, pas bombardimit të saj nga forcat ruse. Fotografia është marrë më 15 mars 2022. 

Ushtarët ukrainas me arkivolin e një prej ushtarëve të vrarë nga një sulm ajror në bazën Yarokiv, gjatë ceremonisë së varrimit të Lviv, më 15 mars 2022. 

Njerëzit kalojnë pranë dyqanit Foxtrot, i shkatërruar nga bombardimet ruse në Kharkiv, më 15 mars 2022. 

Pasojat e bombardimeve ajrore ruse në një stacion hekurudhor në qytetin Okhtyrka të rajonit Sumy, më 14 mars 2022. 

Një termocentral i shkatërruar nga bombardimet në qytetin Okhtyrka të rajonit Sumy, më 14 mars 2022.