Mijëra vetë protestojnë në Berlin kundër luftës në Ukrainë

People take part in an anti-war demonstration "Stop the War. Peace and Solidarity for the People in Ukraine", to protest against Russia's invasion of Ukraine, on the Strasse des 17. Juni, near the Brandenburg Gate, in Berlin, Germany, March 13, 2022.

Rreth 30,000 vetë iu bashkuan një demonstrate kundër luftës në Ukrainë e cila u mbajt në qendër të Berlinit të dielën.

Duke u mbledhur pranë Portës së Brandenburgut, simbol i Gjermanisë së ndarë gjatë Luftës së Ftohtë, protestuesit marshuan në rrugët e Berlinit, herë pas here duke brohoritur dhe kënduar.

Ata valëvisnin flamuj ukrainas e mbanin pankarte ku shkruhej "Stop Putinit", "Stop Luftës", "Ushtarët rusë të shkojnë në shtëpi" dhe "Solidaritet me Ukrainën!"

Sulmi rus e ka shtyrë Gjermaninë të thyejë një tabu të pas Luftës së Dytë Botërore për mos furnizimin me armë të zonave në konflikt dhe tashmë po i dërgon Ukrainës armë antitank dhe raketa tokë-ajër Stinger, nga rezervat e saj ushtarake.

Policia tha se rreth 20 deri në 30,000 njerëz iu bashkuan protestës, më pak se gjysma e rreth 100,000 vetëve që dolën në rrugë dy javë më parë.

Protesta në Berlin pason një demonstratë në qytetin e Firences të shtunën, ku mijëra vetë u mblodhën për të treguar mbështetjen e tyre për Ukrainën.

Rusia i quan veprimet e saj në Kievit një operacion special ushtarak për të cilin thotë se nuk është planifikuar për të pushtuar territore, por për të shkatërruar aftësitë ushtarake të fqinjit të saj dhe për të larguar ata që Moska i quan udhëheqësit neo-nazistë të Ukrainës.