Ditari - 24 vjet nga fillimi i luftës në Kosovë, përsëri konflikt në kontinentin evropian
Your browser doesn’t support HTML5
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken rithekson të shtunën se do të mbrohet çdo centimetër territorit i NATO-s, ndërsa forcat ruse prej ditësh po kryejnë sulme në Ukrainë.
19 anëtarë të Kongresit amerikan thonë se në kushtet e krijuara nga agresioni rus në Ukrainë, është më e rëndësishme se kurrë që administrata e Presidentit Joe Biden të rrisë angazhimin diplomatik në Ballkanin Perëndimor.
Autoritetet në Kosovë thonë se vendi duhet të rrisë përkushtimin për ushtrinë në një kohë të pasigurisë që e ka mbërthyer kontinentin evropian.