Ditari - Rusia godet objekte civile në Ukrainë
Your browser doesn’t support HTML5
-Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë hyn në ditën e gjashtë, forcat ruse godasin objekte civile në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrianës, duke shkaktuar viktima civile.
-Ndërkohë një autokolonë tankesh dhe mjetesh të tjera të blinduara ruse, që shtrihet për kilometra të tëra po i afrohet Kievit, mes shqetësimeve se forcat ruse do të fillojnë të godasin obkjekte të tjera civile.
-Presidenti Zelenski i bën thirrje Bashkimit Evropian të qëndrojë me Ukrainën, në një fjalim emocional në Parlamentin Evropian.
-Presidenti Biden mban sot fjalimin e përvitshëm mbi gjendjen e vendit, para dy dhomave të Kongresit, ku Ukraina pritet të jetë në qendër të vëmendjes.