Ukraina refuzon Bjellorusinë si vend për bisedime me Rusinë

Presidenti i Ukrainës tha se vendi i tij është i gatshëm për bisedime paqeje me Rusinë, por jo në Bjellorusi, e cila ishte një nga terrenet e shfrytëzuara nga Mosjka për sulmin që filloi të enjten.

Duke folur në rusisht në një video-mesazh të dielën, presidenti Volodymyr Zelenskyy përmendi Varshavën, Bratislavën, Stambollin, Budapestin ose Bakun si vende alternative.

Ai tha se vende të të tjera ishin gjithashtu të mundshme, por e bëri të qartë se Ukraina nuk e pranon përzgjedhjen e Bjellorusisë nga Rusia.

"Nëse nuk do të kishte veprime agresive nga territori juaj, ne mund të kishim biseduar në Minsk, në kryeqytetin tuaj. Kur keni qenë neutral, kemi biseduar në Minsk, jemi takuar shumë herë”, tha presidenti Zelenskyy.

Kremlini tha të dielën se një delegacion rus kishte mbërritur në qytetin bjellorus, Homel për bisedime me zyrtarët ukrainas. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se delegacioni përfshinë zyrtarë ushtarakë dhe diplomatë.

Rusia sulmoi Ukrainën të enjten dhe një pjesë e trupave hynë nga aleatja e Moskës, Bjellorusia në veri.