Rusia intensifikon propagandën për popullsinë rusisht-folëse në Ukrainë

Ukraine Rebel Regions Explainer

Pas gati dy muajsh pozicionim për një sulm të mundshëm rus ndaj Ukrainës, Moska njofton se ka filluar tërheqjen e disa njësive të saj dhe se është e gatshme të negociojë me NATO-n. Por dyshimet vazhdojnë, përfshirë edhe brenda Rusisë, duke pasur parasysh pamundësinë për të ditur se çfarë dëshiron vërtet Vladimir Putin. Nga Moska raporton korrespodenti i Zërit të Amerikës, Marcus Harton.

Your browser doesn’t support HTML5

Rusia intensifikon propagandën për popullsinë rusisht-folëse në Ukrainë


Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar një video që thotë se personeli ushtarak dhe pajisjet po kthehen në bazat e tyre, pasi kanë kryer manovra përgjatë kufirit të Rusisë me Ukrainën.

Por fuqitë perëndimore nuk besojnë se Moska po ul tensionet dhe ata ofruan imazhe të reja satelitore ku duken më shumë trupa ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Moska thotë se Rusia thjesht po kryen manovra që nuk kërcënojnë askënd.

“Rusia nuk e konsideron këtë si një çështje shqetësuese. Qëndrimi i Rusisë është se stërvitjet rutinë ushtarake po zhvillohen në territorin rus dhe ato nuk duhet të shkaktojnë asnjë shqetësim as me Ukrainën, as me Perëndimin”, thorë Andrey Kortunov, nga Këshilli i Çështjeve Ndërkombëtare Ruse.

Por për pjesën tjetër të botës, qëllimet pas mureve të Kremlinit janë të paqarta. Informacioni dhe menaxhimi i tij janë një armë e fuqishme për atë që disa vëzhgues e quajnë një Luftë të re të Ftohtë.


Siç e shohin disa analistë rusë, mundësia e një sulmi ushtarak ndaj Ukrainës është e madhe, si dhe fakti që kjo është një strategji e dukshme e krijimit të tensionit ushtarak.


“Jemi në një situatë ku nga njëra anë ka një lëvizje të caktuar, disa njësi ushtarake duket se po tërhiqen dhe sipas informacionit që vjen nga Ministria ruse e Mbrojtjes këto njësi morën pjesë në disa stërvitje ushtarake. Nga ana tjetër, është mjaft e qartë se shumica e trupave nuk kanë lëvizur deri më tani dhe janë ende të vendosura përgjatë kufirit me Ukrainën”, thotë Galina Sidorova, studiuese e politikës ruse.


Nga Kremlini, mesazhet që transmetohen duken kontradiktore në varësi të faktit nëse ato i drejtohen njerëzve jashtë Rusisë apo njerëzve brenda vendit. Analistët thonë se Moska përdor mediat dhe propagandën e saj në gjuhën ruse për të ndikuar në popullsinë rusisht-folëse të Ukrainës.

“Ajo që ne shohim është vala e madhe e disinformatave që po ndodh nga burime të mbështetura nga Kremlini, burime mediatike dhe qëllimi i tyre është të krijojnë këtë kaos, të kërcënojnë shoqërinë dhe të radikalizojnë shoqërinë”, thotë studiuesja Maria Avdeeva.

Pamjet e publikuara nga qeveria ruse tregojnë se disa nga trupat ruse po tërhiqen dhe të tjerat mbeten në kufirin me Ukrainën. Një sulm në shkallë të plotë nuk ka filluar ende, por lufta për të kontrolluar informacionin vazhdon - siç ka ndodhur për vite me radhë.