Rusia dhe Bjellorusia nisin stërvitjet ushtarake masive 10-ditore

Rusia dhe Bjellorusia nisën sot stërvitjet ushtarake masive, mes shqetësimeve në rritje për një pushtim të mundshëm të Ukrainës. Kievi ndodhet vetëm 120 kilometra larg kufirit bjellorus. Rusia mendohet të ketë dërguar rreth 30 mijë trupa në Bjellorusi. Ky është dislokimi më i madh i forcave ruse për manovra ushtarake, që nga koha e Luftës së Ftohtë. Po sot edhe Ukraina, nisi stërvitjet 10 ditore, gjatë të cilave do të përdoren pajisje ushtarake të furnizuara nga Perëndimi.

Your browser doesn’t support HTML5

Rusia dhe Bjellorusia nisin stërvitjet ushtarake masive 10-ditore

Me mijëra trupa ruse u përfshinë në manovrat masive ushtarake që nisën sot në Bjellorusi, e që pritet të zgjasin 10 ditë. Pamjet e publikuara nga ministria ruse e Mbrojtjes tregonin tanke, raketa e avionë ushtarakë, në një zonë në Bjellorusi, e cila nuk u bë e ditur.

Ky zhvillim vjen mes një rritje të pranisë ushtarake ruse në kufi me Ukrainën, prej rreth 100 mijë trupash, gjë që ka nxitur frikën e Perëndimit për një pushtim të mundshëm të Ukrainës.

Gjatë një vizite në qytetin australian të Melburnit, sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha se Uashingtoni dhe shumë vende të tjera ia kanë bërë të qartë Rusisë se do të përballet me pasoja masive nëse përshkallëzon tensionet.

Ne jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka mundemi për të mbrojtur integritetin territorial të Ukrainës, sovranitetin dhe pavarësinë e saj, të cilat për fat të keq po sfidohet aktualisht nga Rusia. Nëse Moska zgjedh të sulmojë sërisht Ukrainës, ne e kemi bërë të qartë, dhe jo vetëm ne, por dhe vendet në të gjithë Evropën e përtej saj, se do të ketë pasoja masive. Ndaj shpresoj që Rusia të frenohet nga veprimet që ne kemi ndërmarrë, për të bashkuar sa me shumë vende, për t’iu kundërvënë një agresioni të ri rus”, tha zoti Blinken.

Lexoni edhe këtë Komandantët e lartë rusë mbërrijnë në Bjellorusi, të enjten nis stërvitja ushtarake

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë Ukrainën pas grumbullimit të trupave pranë kufijve të saj dhe kanë akuzuar Moskën për rritjen e tensioneve duke mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake në Bjellorusi, ndërsa NATO thotë se është dislokimi më i madh i trupave që nga Lufta e Ftohtë.

Rusia mohon planifikimin e një sulmi dhe thotë se ka të drejtë të lëvizë trupat e saj, siç e sheh të arsyeshme në territorin e saj dhe atë të aleatëve, sipas marrëveshjes mës tyre. Ajo thotë se stërvitjet e saj ushtarake janë të natyrës mbrojtëse.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha javën e kaluar se Rusia pritej të vendoste 30,000 trupa në Bjellorusi, forcat e operacioneve të psoacmë Spetsnaz, avionë SU-35, sisteme të mbrojtjes ajrore S-400 dhe raketat Iskander me aftësi që të bartin koka bërthamore.

Lexoni edhe këtë Stoltenberg: Rusia dislokon në Bjellorusi numrin më të madh të trupave që nga Lufta e Ftohtë

Po sot edhe Ukraina nisi stërvitjen e saj ushtarake që sikurse manovrat ruse, do të zgjasin deri më 20 shkurt.

Komandantët ushtarakë në terrenet ku mbahen stërvitjes nëpër të gjithë Ukrainën, po përdorin aftësitë dhe njohuritë e tyre mbi procedurat dhe standardet e përdorura nga vendet anëtare të NATO-s. Ata do të punojnë drejt përmirësimit të teknikave të mbrojtjes, duke përfshirë dhe ato jo simetrike (kur taktikat ushtarake ndryshojnë ndjeshëm)", tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës Serhiy Nayev.

Forcat ushtarake ukrainase do të përdorin dronë Bayraktar dhe raketa antitank Javelin dhe NLAW, të ofruara nga partnerët e huaj. Kievi pritet të marrë sot edhe një dërgesë tjetër ndihme ushtarake nga Shtetet e Bashkuara. Kryeqyteti ukrainas ndodhet vetëm rreth 120 kilometra në jug të kufirit me Bjellorusinë. Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se Rusia mund të sulmojë Ukrainën pas grumbullimit të trupave pranë kufijve të saj dhe kanë akuzuar Moskën për rritje te tensioneve duke mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake në Bjellorusi, në atë që NATO thotë se është dislokimi më i madh i trupave ruse në këtë vend që nga Lufta e Ftohtë.

Rusia mohon se po planifikon një sulm ndaj Ukrainës duke shtuar se është në të drejtën e saj të lëvizë trupa në territorin e saj e të vendeve aleate, bazuar në marrëveshjet mes tyre. Moska kërkon garanci nga Perëndimi që NATO të mos lejojë Ukrainën dhe vendet e tjera ish-sovjetike të bëhen pjesë e aleancës dhe që NATO të tërheqë trupat ushtarake nga Evropa Lindore. Por Shtetet e Bashkuara dhe NATO i kanë refuzuar kategorikisht këto kërkesa.