Ditari - NATO shton numrin e trupave në Evropën Lindore
Your browser doesn’t support HTML5
Aleanca e NATO-s, njoftoi sot se do të dërgojë forca dhe mjete luftarake shtesë në vendet e Evropës Lindore në përgjigje të grumbullimit të mbi 100 mijë forcave ruse në kufi me Ukrainën.
Në Shqipëri, prokuroria e Tiranës ka nisur hetime ndaj Presidentit të Federatës së Futbollit Armand Duka, nën dyshimet për abuzime me një fond të UEFA-s.
Skiatorja 17-vjeçare nga Kosova, Kiana Kryeziu, do të marrë pjesë në Lojrat Olimpike dimërore të Pekinit.