Miratohet qeveria e Maqedonisë së Veriut

  • Isak Ramadani

Your browser doesn’t support HTML5

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut e miratoi mbrëmë para mesnate kabinetin e ri qeveritar të udhëhequr nga kreu social-demokrat, Dimitar Kovaçevski. 62 deputetë votuan pro, ndërsa 46 të opozitës ishin kundër. Zoti Kovaçevski e bëri të qartë se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, për çka ngul këmbë opozita, ndërkohë që theksoi kapërcimin e krizës energjetike si një prej përparësive kryesore me të cilët do të përballet kabineti i tij.