Ditari - Kosova kundërshton mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e saj
Your browser doesn’t support HTML5
Udhëheqësit e Kosovës thonë se votimi në territorin e Kosovës për një referendum të Serbisë paraqet shkelje të qartë të Kushtetutës. Diplomatët perëndimorë po bëjnë thirrje për të lejuar referendumin.
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, dëshmon në prokurori, lidhur me ngjarjet e dhunshme të fundjavës, ndërsa Presidenti Ilir Meta deklaron se ballafaqimi me vota është zgjidhja e problemit në partinë më të madhe opozitare.
Ukraina goditet nga një sulm masiv kibernetik dhe paralajmëron qytetarët e saj që të përgatiten për skenarin më të keq. Reagojnë Shtetet e Bashkuara, NATO dhe BE-ja.