Novak Gjokoviç mund të qëndrojë në Australi, pas vendimit të një gjykatësi, që i dha fund një përballje pesë-ditore mes qeverisë dhe tenistit të njohur, lidhur me statusin e tij të vaksinimit kundër koronavirusit.
Your browser doesn’t support HTML5
Gjykatësi Anthony Kelly hodhi poshtë vendimin e qeverisë të hënën për t'i hequr vizën tenistit Novak Gjokoviç dhe urdhëroi zyrtarët që t'i kthenin pasaportën dhe ta linin atë të lirë. Mbështetësit e tij festuan jashtë sallës së gjyqit pas shpalljes së vendimit.
“Nuk mund ta besoja, por ajo që pamë këtu në gjykatë është se sistemi ligjor australian funksionon, është i bazuar në prova, ka të bëjë me drejtësinë dhe më e rëndësishmja, nuk ndikohet nga asnjë politikan. Jam krenar që jam australian. Në këtë vend ndihemi të sigurtë për sa kohë që kemi një sistem ligjor që funksionon mirë”, tha Slobodan Bendjo, tifoz i tenistit Gjokoviç.
Por reagimetishin të përzjera. Rhina Owen është banore e Melburnit.
“Është qesharake që askush nuk do të protestojë për askënd tjetër përveçse për një tenist që është këtu. Është qesharake të mendosh se gjithë vëmendja është përqendruar tek një tensit.”
Banorët e Beogradit e pritën me gëzim vendimin e gjykatësit në favor të tenistit serb Novak Gjokoviç. Vanja është banore e kyrqytetit Serb.
“Ishte politike. Në fillim isha pak e zemëruar sepse ai nuk ishte i vaksinuar dhe sepse ai lejoi që të ndodhte e gjithë kjo. Por në fund, doli që gjithçka të kishte qënë politike”.
Por menjëherë pas vendimit të gjykatësit, qeveria australiane tha se ende mund të pezullonte vizën ndaj tenistit Gjokoviç.
34-vjeçari Gjokoviç mbërriti në Melburn të mërkurën e kaluar për të filluar përgatitjet për turneun “Australian Open”, i pari nga katër turnetë kryesore të tenisit në botë, që fillon më 17 janar.
Gjikoviç tha se dy panele mjekësore dhe organizatorët e turneut të Australisë e kishin njofuar se ishte i përjashtuar nga udhëzimet e qeverisë se të gjithë vizitorët e huaj duhet të jenë të vaksinuar kundër COVID-19.
Gjokoviç, i cili ka shprehuar hapur skepticizmin ndaj vaksinës, tha se ishte shëruar nga koronavirusi në dhjetor.
Por qeveria australiane refuzoi përjashtimin e Gjokoviçit dhe i anuloi vizën, në një kohë që vendi po përballet me një rritje të madhe infeksionesh si rezultat i variantit Omicron. Vendimi i gjykatës e mundëson tenistin serb që të marrë pjesë në turne.