Në shumë vende planet për festimet e natës së Vitit të Ri ose janë zbehur, ose anuluar për shkak të shtimit të rasteve me Covid.
Zelanda e Re ishte ndër vendet e para që priti Vitin e Ri me një shfaqje dritash në kryeqytetin Aukland, por shumë më të vogël se në të kaluarën.
Australia nuk i anuloi planet për festimet para Operas së famshme të Sidneit, megjithë shtimin e lartë të infeksioneve, por grumbujt e njerëzve ishin shumë më të vogla se në periudhën para pandemisë, kur në qendër të Sidneit dilnin deri në 1 milionë vetë.
Në kryeqytetine Koresë së Jugut, Seul, ceremonia e Vitit të Ri u anulua për të dytin vit radhazi. Me përjashtim të dy viteve të fundit, ceremonia ku mblidhen dhjetra mijëra vetë, nuk ishte anuluar asnjëherë, që nga viti 1953, kur filloi të organizohej.
Në Indonezi shumica e banorëve do ta kalojnë vitin e ri në shtëpi, pasi qeveria ka ndaluar festimet. Në Xhakartë fishekzjarret dhe grumbullimet janë ndaluar, ndërsa restorantet punojnë me orar të kufizuar.
Në Vatikan, Papa anuloi daljen e tij tradicionale për natën e vitit të ri tek sheshi i Shën Pjetrit.
Në qytetet kryesore të Italisë janë anuluar koncertet jashtë të 31 dhjetorit, ndërsa vendi ndeshet me një shtim të madh rastesh. Napoli anuloi shfaqjen e fishekzjarreve për të parandaluar banorët që të mblidhen në rrugët e qytetit.