Ditari - Kosovë, Osmani kërkon rritje të angazhimit amerikan dhe evropian kundër ndikimit rus

Your browser doesn’t support HTML5

Rusia publikoi një projektmarrëveshje mbi sigurinë, ku vendos kërkesa të forta ndaj Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s. Shtëpia e Bardhë, thotë se i ka parë propozimet, e po bisedon me aleatët. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kërkoi sot rritje të angazhimit amerikan dhe evropian kundër ndikimit rus. Fjalimi i saj në parlament u bojkotua nga një pjesë e opozitës, që e akuzon se ka dështuar të shërbejë si përfaqësuese e unitetit kombëtar. Partia Demokratike do të përfshihet këtë fundjavë nga të tjera zhvillime. Kryetari Lulzim Basha do të mbajë Kuvendin Kombëtar ndërsa ish-kryetari Sali Berisha, do të zhvillojnë një referendum, ku do të kërkojnë mendimin e anëtarësisë, mbi vendimin për shkarkimin e zotit Basha, nga një Kuvend i mbajtur nga kundërshtarët e tij.