Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkoi një marrëveshje ndërkombëtare për të ndihmuar parandalimin dhe luftën ndaj pandemive të ardhshme. Thirrjet vijnë pak pas shfaqjes së variantit të ri dhe shumë shqetësues të COVID-19, Omicron.
Drejtori i përgjitshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se endeështë shumë paqartë se sa ngjitës dhe i rëndë mund të jetë infektimi me variantin e ri të koronavirusit, Omicron.
Ai i bëri këto komente në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë, që ka për qëllim hartimin e një plani global të veprimit drejt parandalimit, përgatitjes dhe reagimit ndaj pandemive të ardhshme.
“Shfaqja e variantit Omicron nxjerr në pah rrezikshmërinë dhe pasigurinë e situatës sonë. Afrika e Jugut dhe Botsvana duhet të falënderohen për zbulimin dhe raportimin e këtij varianti, e jo të ndëshkohen. Omicron tregon se përse botës i duhet një marrëveshje e re për pandemitë. Sistemi aktual dekurajon vendet nga paralajmërimi i të tjerëve rreth kërcënimeve që në mënyrë të pashmangshme do të përhapen”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së.
Your browser doesn’t support HTML5
Ky reagim vjen pas kufizimeve të udhëtimeve ajrore me rajonin ku u identifikuan rastet me para me variantin Omicron.
Zoti Tedros tha se shkencëtarët e OBSH-së dhe të tjerët rreth botës po punojnë për të deshifruar kërcënimin që paraqet varianti i ri.
“Ende nuk e dimë se sa ngjitës është Omicroni dhe nëse infektimi me të shkakton sëmundje të rëndë ose sa e efektshme është vaksina ndaj tij”, tha zoti Tedros, ndërsa shtoi se bota duhet të jetë vigjilente ndaj kërcënimit të koronavirusit dhe se Omicron na kujton se COVID-19 ende nuk është eliminuar.
Një projekt-rezolutë që pritet të miratohet nga Asambleja Botërore e Shëndetësise nuk parasheh krijimin specifik të një “traktati për pandemitë” ose një “instrumenti ligjërisht të detyrueshëm” me qëllim të forcimit të reagimit ndërkombëtar kur në botë të shpërthejë një pandemi e re.